Testi 30 sekondësh që tregon a jeni të shëndetshëm

Rreziku për t’u sëmurë rritet shumë përderisa plakemi dhe sistemi ynë imun bëhet më i dobët, thuhet sipas mjekëve. Përderisa rekomandohet të bëni një kontroll të plotë fizik çdo dy vjet, më poshtë ne në pergatit.com ju kemi sjellë disa teste të lehta që mund t’i provoni në shtëpi, për ta qetësuar mendjen dhe për të parë nëse gjithçka është në rregull me trupin tuaj.

Këto teste zgjasin vetëm 30 sekonda dhe mund t’ju tregojnë nëse gjithçka është në rregull me trupin tuaj apo jo. pergatit.com i ka gjetur pesë super-teste të lehta të cilat ju tregojnë nëse keni nevojë të shkoni tek ndonjë specialist apo nuk keni për çfarë të brengoseni.

Shtypni fort skajet e thoit

Me gishtin e madh dhe gishtin tregues të dorës së djathtë, bëni presion pjesës së lartë të gishtave të dorës, duke i shtrydhur fort skajet e thoit. Fillojeni me gishtin e madh dhe mbajeni për 3-5 sekonda. Pas kësaj, procedurën vazhdojeni edhe me gishtat e tjerë dhe përsëriteni të njëjtën.

Pasi ta largoni presionin, gjaku do të duhej të vinte prapa për jo më pak se 2 sekonda. Nëse vjen, trupi juaj ka mjaftueshëm rrjedhje të gjakut. Gishtat janë shumë të lidhur me organet e brendshme të trupit dhe nëse ky test me gishta ju shkaktoi dhimbje, atëherë diçka mund të mos jetë në rregull.

Qe çka nënkupton secili gisht i dorës, sipas ekspertëve:

  • Gishti i madh: Nëse shtypja e gishtit të madh ju shkaktoi dhimbje, mund të keni problem me mushkëri.
  • Gishti tregues: I lidhur ngushtë me zorrën e trashë, dhimbja në këtë gisht tregon se keni probleme në kolon dhe me kapsllëk.
  • Gishti i mesëm: Dhimbja në gishtin e mesëm është shenjë e problemeve me zemër.
  • Gishti i unazës: Gishti i unazës është i lidhur ngushtë me zemrën dhe nëse shtypja e majës së tij ju shkaktoi dhimbje, atëherë mund të jetë tregues i problemeve me zemër.
  • Gishti i vogël: Dhimbja në gishtin e vogël tregon se mund të keni probleme me zorrën e hollë.

Bëjeni dorën grusht dhe shtrëngojeni

Për këtë test, bëjeni dorën grusht dhe mbajeni në pozitën e njëjtë. Pas 30 sekondash, hapeni grushtin dhe do ta vëreni se pëllëmba e dorës ka marrë ngjyrë të bardhë. Kur e bëni dorën grusht, enët e gjakut shtrydhen, duke e kufizuar qarkullimin e gjakut në dorë, transmeton pergatit.com.

Nëse pasi e lironi dorën, gjaku kthehet shpejt, tregon se enët e gjakut janë duke funksionuar mirë dhe jeni të shëndetshëm. Por, nëse merr kohë derisa pëllëmba e dorës kthehet në ngjyrën e saj të zakonshme, atëherë mund të jetë shenjë e arteriosklerozës.

Zgjatni muskujt e prapanicës

  • Qëndroni të shtrirë në mënyrë të rehatshme me fytyrë nga dyshemeja.
  • Mbani krahët drejtë.
  • Këmbën e majtë mbajeni rrafshët dhe ngadalë ngriteni këmbën e djathtë lartë.
  • Lakojeni këmbën në gju dhe mbajeni këtë pozicion për 30 sekonda.

Nëse e bëni këtë me sukses, trupi juaj është i shëndetshëm. Por, nëse testi ishte i dhimbshëm për ju, mund të keni probleme me ‘gluteus maximus’, një nga muskujt më të fortë të trupit.

Mbani këmbët lartë për 30 sekonda

  • Qëndroni shtrirë me fytyrë nga dyshemeja.
  • Mbani këmbët drejtë në tokë.
  • Ngritni të dyja këmbët lartë, duke e mbajtur trupin në qëndrim.
  • Mbajeni këtë pozicion për 30-35 sekonda.

Nëse ishit në gjendje ta bënit këtë pa ju dridhur këmbët ose pa i lëvizur ato, atëherë trupi juaj është i shëndetshëm. Për ndryshe, nëse ky ushtrim ishte i vështirë për ju, atëherë mund të keni probleme me abdomen ose shpinë.

Ngriteni pjesën e lartë të trupit dhe qëndroni pa lëvizur

  • Shtrijuni mirë në dysheme.
  • Ngriteni vetëm pjesën e lartë të trupit, duke përfshirë krahët.
  • Mbajeni këtë pozicion për 30-35 sekonda.

Nëse e kaluat këtë test pa ndonjë vështirësi, atëherë trupi juaj është i shëndetshëm. Nëse dështuat, atëherë mund të keni probleme me shpinë. Ju lutemi, mbajeni në mend se këto teste nuk janë alternativë e atyre që bëhen nga profesionistët, por janë një vetëkontroll e shpejtë të cilën mund ta bëni në shtëpi.

Nëse keni telashe apo simptoma problematike, mos e lini në asgjë mjekun. A ishit në gjendje t’i kaloni këto teste? Na tregoni në komente.