Toptha me biskota dhe bajame

Përbërësit: 300gr biskota të bluara, 250gr butter (margarinë) në temperaturë të dhomës, 1 gotë sheqer, 1 sheqer vanilje apo aromë vanilje, 100gr bajame të grimcuar, nutella për mbushje.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë, biskotat e bluara, butterin, sheqerin dhe sheqer vaniljen. I përzejmë mirë të gjitha së bashku dhe formojmë një burum të butë, më pas i hedhim edhe 50gr bajame.

Kur masa të jetë gati, formojmë toptha të vegjël dhe i fusim në bajamet e mbetura ashtu si duken në foto. I rendisim në një tepsi dhe ua hapim nga një vrimë në mes me anë të gishtit dhe i mbushim me nutella.

Sipas dëshirës sipër mund ti hidhni sheqer pluhur ose kokos, servohen pasi të kenë qëndruar për një pjesë të ditës në frigorifer. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Laura. Ju bëfshin mirë!