torta me portokall

Torta më e mirë e dimrit me portokall

Një tortë shumë e shijshme me portokall që duhet ta përgatitni patjetër në këtë kohë të ftohtë, të kënaq me shijen dhe aromën që ka.

Përbërësit për pandispanjen: 6 vezë, 150gr miell, 150gr sheqer, 1 sheqer vanile, 50gr niseshte, 1 lugë e kafes pluhur për pjekje (pecivë).

Për kremin: 400ml Sahne ( hoplla), 1 schmand, 2 sheqer vanile, 2 lugë gjelle sheqer, 10 lugë gjelle lëng portokalli i ndajmë nga 1 litër lëng që ia hedhim tortës sipër (lëng portokalli 100%), 150gr sheqer, 5 lugë gjelle niseshte.

Për glazuren: 1 litër lëng portokalli, sheqer (sa të dëshironi), niseshte.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë vezët, sheqer vanilen dhe sheqerin i rrahim me mikser deri sa të trashet masa. Ndërsa miellin, niseshten, pluhurin për pjekjen i përziejmë bashkë dhe i shtojmë ngadalë tek vezët, sheqer vanile dhe sheqeri.

Duke e përzier masën e hedhim në tepsi me letër pjekje dhe e pjekim në 160 gradë C për 25 deri 30 miunta. Pasi të piqet e lëmë të ftohet dhe e presim pandispanjen në mes.

Më pas Sahne (hopllan) e rrahim me mikser dhe i shtojmë përforcues, sheqer vanile, shtojmë schmand me dy lugë gjelle sheqer i përziejmë ngadalë dhe në fund i shtojmë 10 lugë gjelle lëng portokalli.

I përziejmë të gjitha ngadalë dhe më pas ia shtojmë pandispanjes sipër, pasi ta lyejmë mirë sipër ia qesim pjesën tjetër të pandispanje.

Përgatisim glazurën lëngun e portokallit, sheqerin dhe niseshten i përziejmë dhe i ziejmë në temperaturë të ulët deri sa të trashet masa sikur e pudingut.

Pasi të jetë gati e lëmë të ftohet dhe ia qesim tortës sipër, rrethin e tortës e lyejmë me hopla dhe i qesim kokos dhe livore të portokallit. Dekorimi pak kokos, hopla dhe copza portokalli ose madarina. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Hana. Ju bëftë mirë!