Tortë Akullore

Përbërësit:
1 pako keksa të bluar, 100gr margarinë, 2 lugë sheqer pluhur, 3 vezë, 1 hopla, 2 pako sheqer vanile.

Përgatitja:
Keksat i hedhim në një enë dhe e shkrijmë margarinën, pastaj ua hedhim keksave sheqerin dhe margarinën e shkrirë dhe i përziejmë mirë me lugë.

Në një tepsi të rrumbullakët qesim letër kuzhine për pjekje dhe e lyejmë letrën pak me margarinë që të ngjitet mirë. I hedhim keksat e bluar dhe e rrafshojmë masën mirë me lugë, dhe e vendosim në frigorifer për një orë.

Për akullore marrim tre vezë i përziejmë mirë me katër lugë sheqer derisa të trashet masa. Marrim një hopla me sheqer dhe gjysmë litre e përziejmë mirë me dy pako sheqer valine, kur të trashet mirë ua shtojmë vezët e përziera dhe bashkë i përziejmë mirë.

Pastaj këtë masë e vendosim mbi keksa në tepsi, e rrafshojmë masën mirë me lugë dhe e mbulojmë mirë me folje të aluminit, e vendosim në frigorifer që të ngrihet mirë. Para se ta servojmë i hedhim arra dhe qokollatë të shkrirë. Ju bëftë mirë !