Tortë bombicë me banane dhe karamel

Përbërësit: 200gr sheqer, 500ml qumësht, plus 500ml qumësht, 2 pudingë çokollate, 2 sheqer vanilje, 125gr margarinë, 400gr biskota, 100gr kokos, 4 banane. Për lyerje: 50gr margarinë, 100gr çokollatë.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tenxhere) e vendosim në zjarr, më pas tek ena shtojmë 200gr sheqer dhe e përziejmë me lugë deri sa të fitojmë një krem karamele. Më pas ashtu duke e përzier sheqerin deri sa të fitojmë një krem karamele, shtojmë 500ml qumësht duke e përzier vazhdimisht me lugë dhe pasi vlon e largojmë enën nga zjarri.

Më pas në një enë tjetër kuzhine të cilën e vendosim në zjarr, shtojmë 500ml qumësht të tjerë, 2 pudingë çokollate dhe e përziejmë masën deri sa qumështi është i ftohtë. Më pas shtojmë 2 sheqer vanilje dhe e përziejmë mirë me lugë deri sa të bëhet një krem i trashë, kur të trashet shtojmë masën që e kemi përgatitur më parë me sheqer dhe qumësht, pra krem karamelen.

E ziejmë masën për 1 minutë, më pas tek masa shtojmë 125gr margarinë dhe e përziejmë mirë deri sa të shkrihet margarina dhe më pas e largojmë enën nga zjarri. Më pas tek masa shtojmë 400gr biskota të cilat i copëtojmë me duar dhe e përziejmë masën me lugë që të përzihen biskotat mirë me pudingun.

Pasi i kemi shtuar të gjitha biskotat dhe e kemi përzier masën mirë me lugë, shtojmë 100gr kokos dhe e përziejmë përsëri masën mirë me lugë. Më pas marrim një tepsi të thellë në formë katrore, shtojmë gjysmën e masës së përgatitur dhe e shtrijmë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë. Marrim 4 banane i presim në feta të holla dhe i shtojmë sipër masës që e kemi vendosur në tepsi.

Më pas sipër bananeve shtojmë edhe gjysmën tjetër të masës me biskota dhe pudingë, e shtrijmë mirë sipër bananeve me anë të një lugë. Në fund në një tigan shtojmë 50gr margarinë, 100gr çokollatë dhe e shkrijmë në temperaturë mesatare. Sipër ëmbëlsirë shtojmë çokollatën e shkrirë dhe më pas e lëmë ëmbëlsirën në frigorifer të ftohet për 3-4 orë pastaj e shërbeni në copëza katrore dhe e dekoroni përsëri sipër me çokollatë. Ju bëftë mirë!