Tortë bounty

Përbërësit për petën: 2 vezë, 150gr sheqer, 1 gotë qumësht (200ml), 1 gotë e çajit vaj, 200gr miell, një pluhur për pjekje (pecivë), 3 lugë kakao.

Për fillin: 1 litër qumësht, 7 lugë grizë, 1 sheqer vanile, 1 gotë të çajit hopla, 1 filxhan të madh sheqer (filxhani i neskafes), 2 pako kokos, 125gr margarinë dhe për dekorim 2 çokollata, 200ml hopla (për ëmbëlsira).

Përgatitja: Fillimisht filli duhet të jetë gati, e vëmë qumështin të vlojë ia shtojmë sheqerin dhe sheqer vanilen, pasi të vlojë ia shtojmë grizën dhe e përziejmë deri sa të trashet. Më pas e largojmë nga zjarri dhe ia shtojmë margarinën e përziejmë pak dhe pastaj ia shtojmë 2 pako me kokos (200gr) dhe një gotë të çajit hopla (për ëmbëlsira) ashtu të lëngshme dhe e përziejmë.

Paraprakisht brumi për petën duhet të jetë gati, fillimisht marrim një enë kuzhine shtojmë 2 vezë dhe 150gr sheqer dhe i përziejmë diku për 4 deri 5 minuta më pas shtojmë të gjithë përbërësit tjerë ngadalë. Pasi masa të jetë gati e qesim gjysmën e masës për petë në tepsi për pjekje dhe e fusim në shporet për 5 minuta sa të forcohet pak.

Më pas e largojmë nga furra dhe ia shtojmë fillin me grizë që e kemi përgatitur më herët dhe mbi fillin ia derdhim edhe gjysmën e masës për petë (gjysmën e brumit të mbetur). E pjekim në 200 gradë C për 20 deri 30 minuta dhe më pas i shkrijmë 2 çokollata me 200ml hopla dhe ia hedhim ëmbëlsirës sipër. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Edona. Ju bëftë mirë!