Tortë çokollatë me Coca-Cola

Përbërësit:

480gr miell, 2 filxhanë sheqer, një lugë çaji sodë për pjekje, ½ lugë çaji pluhur kanelle,
¼ lugë çaji kripë, 240g gjalpë, një filxhan Coca-Cola, ½ filxhan dhallë, ¼ filxhan pluhur kakao, 2 vezë të mëdha, një lugë çaji ekstrakt vanilje.

Përgatitja:

1. Ngroheni furrën në 175 gradë C paraprakisht. Lyejeni me pak gjalpë një tepsi mesatare për tortë.

2. Në një enë të madhe, përzieni miellin, sheqerin, sodën, kanellën dhe kripën.

3. Në një tenxhere mesatare, përzieni gjalpin, Coca-Colan, dhallën dhe kakaon. Vendosni të vlojnë në një temperaturë mesatare, duke i përzier vazhdimisht. Largojeni tenxheren nga nxehtësia dhe shtojeni përzierjen e miellit, duke e përzier derisa të fitohet një masë e butë.

4. Shtoni vezët dhe vaniljen, duke i rrahur derisa të mbetet masa e butë.

5. Derdheni brumin në tepsi dhe piqeni për 30-35 minuta.

6. Derdheni kremin e bërë me Coca-Cola mbi tortën e nxehtë. Lëreni të ftohet për 30 minuta para se ta shërbeni. Ju bëftë mirë! /pergatit.com

Përbërësit për kremin me Coca-Cola:

½ filxhan gjalpë, ½ filxhan Coca-Cola, ¼ filxhan pluhur kakao, 4 filxhanë sheqer pluhur,
një filxhan arra të copëtuara.

Përgatitja e kremit:

Në një tenxhere mesatare, shtojeni gjalpin, Coca-Colan dhe kakaon për të vluar në një nxehtësi mesatare, duke e përzier vazhdimisht. Largojeni nga nxehtësia dhe gradualisht shtojeni sheqer pluhurin, duke e përzier derisa të fitohet një masë. Shtoni arrat dhe përzieni.

Coca-Cola