Tortë e lehtë

Përbërësit: 3 vezë, 1 gotë sheqer, 1 gotë vaj, 1 gotë qumësht, 1 pluhur për pjekurina (pecivë ), 1 vanille, 1 lugë e gjysëm kakao, 2 gota e gjysëm miell.

Filli i çokollatës: 200gr çokollatë, 200gr krem qumështi (hopla).

Përgatitja: Fillimisht përzihen vezët me sheqerin derisa të trashen, më pas hidhen përbërësit e tjerë që i kemi cekur më lartë dhe përzihen të gjithë së bashku ngadalë derisa të bëhet një masë homogjene.

Pasi masa të jetë gati hidhet në tepsi të lyer dhe piqet në temperaturë 200 gradë C për 30 minuta ose e shikoni me një rrëmojce se a është pjekur mjaftueshëm më pas e largoni nga furra.

Më pas përgatisim fillin e çokollatës 200gr çokollatë dhe 200gr krem qumështi (hopla ). I shkrijmë në zjarrë të ngadalshëm dhe tortës së nxehtë ia hedhim fillin e nxehtë, mbi i hedhim grimca çokollate që përmbanë 75% kakao. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Nazife. Ju bëftë mirë!