Tortë e lehtë dhe e shijshme

Përbërësit:

300gr biskota të bluara, 375gr margarinë, 390gr sheqer pluhur, 100gr çokollatë gatimi, 250gr arra të bluara, një gotë lëng portokalli, 1/2 litër qumësht, 2 punding vanilje, 2 krem pana vanilje (shllag).

Përgatitja:

Për petën e parë na duhen 300gr biskota të bluara 125gr margarinë të shkrirë, 130gr sheqer pluhur, 100gr çokollatë të shkrirë kuzhine dhe pak lëng portokalli. Të gjithë përbërësit bëhen bashkë dhe vendosen në frigorifer për t’u forcuar peta.

Për petën e dytë na duhen 250gr arra të bluara, 125gr margarinë të shkrirë, 130gr sheqer pluhur dhe pak lëng portokalli. Të gjitha përzihen mirë dhe vendosen në frigorifer për t’u forcuar.

Për petën e tretë zihen dy pudinga të vaniljes me gjysmë litre qumësht dhe 4 lugë sheqer. Kur të jetë ftohur masa shtojmë edhe 125gr margarinë dhe 130gr sheqer pluhur.

Pastaj të gjitha petat vendosen njëra mbi tjetrën sipas radhës. Mbi petën e fundit hidhen dy krem shllaga paraprakisht të rrahur mirë me mikser. Ju bëftë mirë!