Tortë e lehtë me biskota

Përbërësit: 1 litër qumësht, 6 lugë sheqer, 1 sheqer vanile, 3 lugë miell, 3 lugë nisheste, 3 lugë kako, 100gr çokollatë, 50gr butter (margarinë), një pako biskota katrore.

Përgatitja: I hedhim përbërësit të gjithë në një enë kuzhine përveç çokollatës dhe margarinës i ziejmë si pudingun, pasi zihen u shtojmë 100gr çokollatë dhe 50gr butter (margarinë). Më pas në një enë me formë (tepsi) shtrojmë qese plastmasi dhe e hedhim masën e përgatitur (gjysmën e kremit).

Pastaj i marrim biskotat i lyejm me krem dhe i bejm nga dy bashkë, i rendisim në mes të tepsis më pas i vendosim në enë ku e kemi hedhur gjysmën e kremit dhe mbi ia hedhim të gjithë kremin e mbetur. E mbështjellim mirë me qese plastmasi dhe e lëmë në frigorifer së paku për 3 orë, e dekoroni sipër sipas dëshirës. Receta u morë nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Vesa. Ju bëftë mirë!