Tortë e shijshme me çokollatë dhe kakao

Përbërësit: 5 vezë, 1 gotë qumësht, 1 gotë e çajit vaj, 18 lugë sheqer, 12 lugë miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 1 sheqer vanile, 6 lugë kakao, çokollatë kuzhine.

Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë qumështin dhe sheqerin, i përziejmë në fillim me tel kuzhine pastaj shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje (pecivën) e përziejmë masën dhe ia shtojmë kakaon. E përziejmë përsëri masën me lugë druri dhe pasi të jetë gati e hedhim në tepsi për ëmbëlsira të lyer me vaj.

Ngrohim furrën paraprakisht dhe e pjekim në 180 gradë C për 20 minuta. Torta piqet shpejtë prandaj duhet ta shikoni me shkop (rrëmojce për siguri). Më pas hedhim çokollatën e kuzhinës të përgatitur më parë me pak qumësht dhe një lugë vaj dhe sapo të jetë gati ia hedhim tortës. Mund ta dekoroni sipër sipas dëshirës, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Dafina. Ju bëftë mirë!