Tortë e shijshme me kokos dhe grizë

Përbërësit: 4 vezë, një gotë sheqer, një gotë qumësht, një gotë vaj, një gotë miell, një pluhur për pjekurina, 3 lugë kakao.

Përbërësit për fillin: 1L qumësht, 9 lugë grizë, një gotë sheqer, 2 sheqer vanile, 200gr kokos.

Përgatitja: Fillimisht e përgatisim fillin kështu, nga 1L qumësht ndajmë rreth 100ml dhe e përziejmë me grizë dhe sheqer si dhe me sheqer vanile. Qumështin tjetër e qesim të vlojë më pas kur të vlojë ia qesim grizën,kokosin dhe e përziejmë mirë deri të trashet. E largojmë nga zjarri dhe e lëmë anash që të ftohet.

Rrahim vezët me sheqer pastaj i shtojmë përbërësit e tjerë, më pas e përziejmë mirë dhe gjysmën e brumit e qesim në tepsi. E fusim në furrë dhe e pjekim pak deri të forcohet përmbi. E nxjerrim nga furra ia qesim fillin, e shtrijmë mirë  pastaj mbi fill e qesim gjysmën tjetër të brumit. E fusim përsëri në furrë që të piqet, përmbi mund të lyhet me çokolatë të shkrirë dhe të dekorohet me kokos. Ju bëftë mirë!