Tortë e shpejtë pa pjekje

Përbërësit:

150gr biskota të bluara, 50gr lajthia të bluara, një lugë nutella, 50ml qumësht.

Kremi i bardhë:

500gr krem djathi natyral (philadelphia,abc etj), 250ml ajkë e ëmbël (hoplla për ëmbëlsira), një lugë mjaltë, 8gr xhelatinë.

Kremi i çokollatës: 

125gr çokollatë, 100ml ajkë e thartë (schmand), lajthia të pjekura të bluara.

Përgatitja:

Në një kallëp të thellë me madhësi 22cm të mbuluar me plastfolie, qesim përzierjen e biskotave të bluara, lajthive të bluara, nutelles dhe qumështit i rrafshojmë mirë me dorë. Për kremin e bardhë përzijmë xhelatinën me 6 lugë ujë të ftohët dhe e lëmë të fryhet.

Përziejmë krem djathin, mjaltin dhe ajkën e ëmbël, xhelatinën e fryerë e ngrohim me po atë ujë më pas marrim 4 lugë nga masa me krem djathin e përzierë dhe e përzijmë me xhelatinën e shkrirë. Më pas edhe këtë përzierje e shtojmë tek kremi i bardhë, përzijmë mirë me mikser derisa të homogjenizohet kremi dhe e qesim mbi shtresën me biskotat e bluara.

Në ndërkohë përgadisim kremin e çokollatës, ngrohim çokollatën derisa të shkrihet më pas shtojmë ajkën e thartë nga një lugë duke e përzierë intezivisht dhe në fund qesim përsipër shtresës së bardhë me krem dajthin. Për dekor shtojmë lajthi të grira ose të bluara.

Ju bëftë mirë!