Tortë e shpejtë

Përbërësit:

200gr miell, 2 vezë, 200gr arra, 200gr sheqer, 2-3 lugë marmelatë kajsie, 200gr çokollatë për gatim, një limon, 50gr gjalpë, një pluhurë për pjekje (pecivë), 200ml qumësht.

Përgatitja:

I thyejmë vezët në enën për përzierje, shtojmë sheqerin dhe i rrahim me mikser derisa të shkrihet sheqeri. Më pas i thërrmojmë arrat dhe i shtojmë në enë, pastaj shtojmë pak qumësht, miellin e përzierë pa ndërprerë me lugë dhe shtojmë qumështin e mbetur.

Në anën e shpeshtë të rendes në një enë grijmë lëvozhgen e limonit, kallëpin e rrumbullakët e lyejmë me gjalpë dhe e derdhim në të brumin për tortë. E rrafshojmë sipërfaqen e brumit dhe kallëpin e vëmë në furrë.

Më pas e pjekim për 20 minuta në temperaturë 200 gradë C, dhe me thikë i lirojmë skajet e tortës nga kallëpi dhe e largojmë pjesën anësore të kallëpit. Tortën e lyejmë me marmelatë, pastaj e thyejmë çokollatën dhe e shkrijmë mbi avull, duke shtuar gjalpin e mbetur.

Me çokollatën e shkrirë e lyejmë tërë tortën, sipas dëshirës tortës mund ti hedhim sheqer pluhur dhe më pas e presin tortën në copa dhe e vëmë në pjatë për ta shërbyer, përgatitet shpejtë dhe bëhet shumë e shijshme.

Ju bëftë mirë!