Tortë fantastike me molla

Përbërësit: 7 molla, 1 sheqer vanilje, 4 lugë sheqer, 200gr biskota për tiramisu, 700ml pudingë vanilje, çokollatë.

Përgatitja: Fillimisht marrim 7 molla të ëmbla i pastrojmë dhe më pas i qërojmë një nga një, pasi ti qërojmë i grijmë të gjitha në rende imët duke i vendosur në një enë kuzhine (tenxhere) pasi ti grijmë në rende shtojmë tek mollët një sheqer vanilje, 4 lugë gjelle sheqer dhe i ziejmë mollët mirë në temperaturë mesatare deri sa të bëhen marmelatë.

Pasi mollët të zihen i largojmë nga zjarri dhe i lëmë me një anë, më pas marrim një enë në formë katrore të thellë siç e shikoni në video dhe shtojmë një rend biskota. Sipër biskotave shtojmë masën e përgatitur më parë me mollët (marmelatën e mollëve) duke i shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë.

Sipër mollëve të ziera shtojmë dhe një rend tjetër me biskota, më pas sipër biskotave shtojmë 700ml pudingë vanilje të cilin e kemi përgatitur paraprakisht sipas udhëzimeve në qese me qumësht. E shtrijmë mirë pudingut e vaniljes me lugë në të gjithë sipërfaqen e biskotave.

Pasi e kemi vendosur pudingun e vaniljes sipër biskotave, ëmbëlsirën e lëmë që të ftohet në ambient të dhomës dhe më pas e marrim dhe e presim në forma katrore ashtu siç e shikoni në video. Pasi e kemi prerë ëmbëlsirën sipër e dekorojmë me copëza molle dhe copëza çokollate, kjo ëmbëlsirë përgatitet shumë shpejtë nuk kërkon shumë përbërës dhe bëhet shumë e shijshme duhet ta provoni. Ju bëftë mirë!