Tortë karamel

Përbërësit:


150gr margarinë, 150gr sheqer, 3lugë mjaltë, 3 lugë qumësht.

Këta përbërës i qesim në një enë të vlojnë derisa të shkrihen dhe të bashkohen mirë. Pastaj largojmë enën nga zjarri për pak minuta që të ftohet paksa dhe në të shtojmë pastaj:

Një vezë, 450gr miell, një lugë të vogël sode bikarbone.

Masën e përziejmë mirë derisa të trashet, nga kjo mase brumin e ndajmë në tre toptha dhe secilin e hollojmë në petë me trashësi 0.5-1 cm.

Petët e holluara në ketë mënyrë i pjekim në furrë në tavën e kthyer përmbys, dmth në sipërfaqe të rrafshët, pjekim tri peta të tilla.

Tanimë përgatisim kremin karamel me:

400gr sheqer, një litër qumësht, 4 lugë miell, një puding me shije karameli, 100gr çokollatë për zierje, sheqerin e karamelizojmë derisa të merr ngjyrë të kuqrremt.

Nga sasia e qumështit ndajmë një gotë qumësht të ftohët në të cilin do të tretim pluhurin e pudingës dhe miellin. Sasinë tjetër të qumështit e vëmë tek ena me sheqerin e karamelizuar dhe presim të vloj qumështi.

Në fillim sheqeri do të ngurtësohet, por mos u brengosni sepse gjatë vlimit masa e fortësuar e sheqerit do të shkrihet. Pasi të shkrihen mirë masat e formuara në të, shtojmë tretësirën me pluhurin e pudingës dhe miellit.

E përziejmë derisa të trashet kremi karamel, pastaj largojmë enën nga zjarri dhe në të shtojmë margarinën e rrahur me parë. Përziejmë derisa të bashkohen mirë margarina me kremin.

Marim një nga petët e pjekura dhe të ftohura dhe lyejmë me 1/3 e kremit karamel, pastaj petën e dytë dhe të tretën njësoj. Me kremin e mbetur lyejmë edhe nga jasht tortën.

Përsipër dekorojmë me një çokollatë të shkrire mbi avull ose posa të shkrihet çokollata shtojmë dy lugë vaj që çokollata të marrë shkëlqim.

Ju bëftë mirë !