Tortë me biskota dhe vanilje

Përbërësit:


500gr biskota bevita, 1L qumësht, 12 lugë sheqer, një sheqer vanilje, 2 pudinga vanilje
100gr çokollatë e bardhë, 200gr margarinë, 2 qese krem pana (shllag krem me shije çokollate).

Udhëzimet:


Biskotat i thyejmë në copëza pak më të vogla dhe i qesim në një enë më të madhe, pastaj
nga qumështi ndajmë një gotë kurse pjesën tjetër e vëmë të vlojë me sheqerin dhe sheqer vaniljen.

Pasi qumështi vlonë shtojmë pudingat e tretura në qumështin e ftohët dhe i ziejmë derisa të trashet pudinga duke e përzierë vazhdimisht.

Pastaj e largojmë nga zjarri, i shtojmë çokollatën e coptuar dhe margarinën e coptuar,
se bashku i përziejmë derisa të shkrihet margarina dhe çokollata e bardhë dhe kremi të homogjenizohet.

Krem panën e tundim veqmas sipas udhëzimeve në qeske (për një qese krem pana nevojitet 100ml qumësht i ftohët dhe e përziejmë me mikser derisa të trashet).

Në biskotat e thyera qesim kremin e pudingës dhe masën e qesim në ndonjë kallep me madhësi sipas deshirës (26), dhe e rrafshojmë mirë.

Pasi ëmbëlsira ftohet një orë në temperatur të ambientit e lyejmë me krem panën e tundur dhe pastaj ëmbëlsiren e fusim në frigorifer derisa të ftohet mirë, bëhet shumë e shijshme bëhet duhet ta provoni.

Ju bëftë mirë!