Tortë me biskota të bluar dhe puding vanilje

Përbërësit: 1 pako biskota të bluar (çfare të doni), 1 margarinë i shkrirë.

Për fillin: 3 gota të ujit qumësht (për masën e parë), 2 lugë niseshte, një lugë miell, gjysëm gote sheqer, gjysëm litër qumësht (për masën e dytë), një puding vanilje, 1 margarinë.

Përgatitja: Si fillim marrim një pako biskota të bluar dhe një margarinë të shkrirë, i përziejmë së bashku dhe i shtrojmë në tepsi për ëmbëlsira.

Më pas përgatisim fillin, fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 3 gota të ujit qumësht, 2 lugë niseshte, një lugë miell, gjysëm gote sheqer dhe i ziejmë deri sa të formohet një masë e trashë.

Në një enë tjetër hedhim gjysëm litër qumësht, pak nga qumështi e ndajmë në një pjatë dhe e tretim pudingun e vaniljes. Pasi e tretim e shtojmë tek qumështi që vlonë deri sa të trashet, më pas e bëjmë bashkë me masën e përgatitur më parë.

Pastaj shtojmë edhe një margarinë dhe e përziejmë me mikser masën, pasi të jetë gati e hedhim në tepsi tek biskotat e bluar që i kem shtruar më parë. Përmbi i hedhim çokollatë të shkrirë dhe e dekorojmë sipas dëshirës me arra dhe çokollatë në rende.

Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Lejla. Ju bëftë mirë!