Tortë me çokollatë dhe banane

Përbërësit: 3 banane, ¾ filxhanë sheqer, ½ filxhan reçel molle,1 lugë çaji ekstrakt vanilje
1 vezë,1 filxhan miell, ½ filxhan kakao pluhur,1 lugë çaji sodë për pjekje, ½ lugë çaji kripë
1 filxhan çokollatë e grimcuar.

Përgatitja:

Në një enë hedhim bananet dhe sheqerin dhe i përziejmë me mikser derisa bananet të përzihen mirë me sheqerin. Shtojmë reçelin, vaniljen, dhe vezën dhe i përziejmë mirë.

Në një enë tjetër, përziejmë së bashku miellin, kakaon, sodën dhe kripën. Tani i bëjmë bashkë dy përzierjet dhe i përziejmë mirë. Shtojmë çokollatën e grimcuar mbi dhe e qesim përzierjen në një enë për pjekje (tepsi 8×8 inch). E fusim në furrë për ta pjekur në 175 gradë celsius për 25-35 minuta.

E kontrollojmë kohë pas kohe me një kruese dhëmbësh se a është gati torta. Kur ta nxjerrim nga furra mund ta lëmë të ftohet në temperaturë dhome, por preferohet të servohet e ngrohtë, me një kafe turke.

Ju bëftë mirë!

Na bëni Subscribe në Youtube