Tortë me kokos, ja vlen ta provoni

Përbërësit: 3 vezë, 1 gotë të çajit sheqer, 1 gotë të çajit qumësht, 2 lugë të gjellës kakao, 1 gotë miell, 1 sheqer vanilje, 1 pluhur për pjekje (pecivë).

Për fillin: 1 gotë e gjysmë të çajit qumësht, 1 pako shllag apo krem pena, 1 gotë e gjysmë e ujit kokos, 4 lugë gjalpë të shkrirë.

Për glazurën: 200ml hopla, 160gr çokollatë gatimi.

Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë 3 vezë, një gotë të çaji sheqer dhe e përziejmë masën për pak minuta me mikser. Më pas tek masa shtojmë një gotë të çajit qumësht, e përziejmë përsëri masën për pak me mikser, pastaj shtojmë 2 lugë të gjellës kakao, një gotë miell, një sheqer vanilje, një pluhur për pjekje.

Pasi i kemi shtuar të gjithë këta përbërës e përziejmë masën përsëri me mikser për 5 minuta, pastaj brumin e ëmbëlsirën e hedhim në tepsi rrumbullake që i largohet rrethi ashtu siç e shikoni në video dhe më pas e fusim ëmbëlsirën në furrë për pjeke dhe e pjekim në temperaturë 190 gradë për 25 minuta.

Derisa ëmbëlsira të piqet e përgatisim fillin, në një enë kuzhine shtojmë 1 gotë e gjysmë të çajit qumësht, një pako krem pena dhe më pas e përziejmë me mikser derisa të fitojmë një krem të trash. Pastaj tek kremi shtojmë një gotë e gjysmë të ujit kokos, e përziejmë përsëri për pak me mikser dhe pastaj shtojmë tek kremi 4 lugë gjalpë të shkrirë (margarinë).

Pasi ëmbëlsira është pjekur e largojmë nga furra dhe ia bëjmë disa vrima sipër me anë të një shkopi, më pas sipër ëmbëlsirës i hedhim një gotë qumësht. Marrim kremin e përgatitur më parë dhe e lyejmë ëmbëlsirën sipër me të duke e shtrirë mirë me lugë. Sipër ëmbëlsirën e dekorojmë me çokollatë gatimi të cilën e kemi shkrirë më parë me qumësht.

Pasi ëmbëlsira është gati e lëmë të qëndrojë në frigorifer për 4-5 orë dhe më pas e shërbejmë. Një ëmbëlsirë super e shijshme dhe e lehtë. Ju bëftë mirë!