Tortë me rum dhe nescafe

Përbërësit për kekun: 200gr margarinë, 200gr sheqer, 1 sheqer vanilje, një majë luge kripë, 4 vezë, 200ml qumësht, 300gr miell, një pecivë, 3 lugë kakao, plus 3 lugë sheqer, 3 lugë ujë.

Për kremin: 600ml hopla për ëmbëlsira, 100gr sheqer pluhur, 6 lugë rum. Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 200gr margarinë të shkrirë, 200gr sheqer, 1 sheqer vanilje, një majë lugë kripë, 4 vezë, 200ml qumësht 300gr miell, një pluhur për pjekje (pecivë) dhe i rrahim me mikser, më pas e ndajmë brumin në dy enë në enën që e bëjmë me kafe shtojmë më shumë nga brumi dhe i hedhim 3 lugë kakao, 3 lugë neskafe, 3 lugë sheqer dhe 3 lugë ujë.

E qesim në tepsi pjesën e kaftë, pastaj me lugë e qesim pjesën e bardhë duke e përzier vetëm pak poshtë lartë. E pjekim në 180 gradë C për 30 minuta, kur të pjeket dhe ftohet plotësishtë e ndajmë në mes. Përgatisim kremin me 600ml hopla, 100gr sheqer pluhur dhe 6 lugë rum, i tundim me mikser të gjithë së bashku dhe pasi kremi të jetë gati e lyejm tortë në mes petëve, sipër dhe anash. Për dekorim i hidhni sipër arra dhe kakao, torta mund të shërbehet pas 2-3 orësh. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Suzana. Ju bëftë mirë!