parajsë

Tortë Parajsë, ëmbëlsira më kremoze që keni ngrënë

Kjo është ëmbëlsira më kremoze që keni ngrënë ndonjëherë! Të gjithë e quajnë “Parajsë” pasi çdo copë që e hani është tepër e shijshme.

Përbërësit:

  • 20-25 biskota
  • 500ml krem
  • 220g qumësht i kondensuar
  • 1 pako xhelatinë
  • 70g gjalpë e shkrirë

Përgatitja:

  • Shtypni biskotat, përzieni me gjalpin e shkrirë dhe vendosini në tepsi rrethore duke i rrafshuar mirë.
  • Përzieni xhelatinën me pak krem të rrahur dhe rrihni pjesën tjetër të kremit. Shtoni qumështin e kondensuar dhe përzierjen e xhelatinës pastaj në krem.
  • Transferojeni përzierjen në tepsi sipër biskotave. Ëmbëlsirën lëreni në frigorifer për 4 orë.
  • Spërkateni me më shumë biskota të shtypur. Ju bëftë mirë!

Fotografitë e përgatitjes: