Tortë piramidë me keksa dhe banane

Përbërësit: 2 pako keksa katrore, 6 banane, 2 puding vanile, 1 çokollatë, 1 litër qumësht.

Përgatitja: Fillimisht keksat shtrihen në tepsi, shtrojmë qese plastmasi më pas rendisim 3 rende keksa. Sipër shtojmë fillin që e kemi përgatitur paraprakisht (pudingun vanile), e përgatisni sipas udhëzimeve në qese.

Pasi i lyejm sipër keksat shtojmë edhe një një rend keksa ashtu dhe i lyejmë me fill sipër (puding vanile), më pas në rendin e tretë shtojmë keksat vetëm anash kurse në mes shtojmë banane.

E lyejmë prap sipër me fill dhe e mbështjellim me qese plastmasi duke i dhënë formë e piramides. E lëmë në frigorifer për 2 ore dhe më pas mund ta dekoroni sipër me shllag dhe çokollatë të shkrirë.

Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Visare. Ju bëftë mirë!