Tortë raffaello pa miell

Përbërësit: 4 vezë, 150gr sheqer, 150gr margarinë, 150gr lajthi të bluara, 150gr kokos, 100gr nisheste, një pecivë, pak kripë (një maje të lugës së çajit), një sheqer vanile.

Për kremin: 200gr çokollatë të bardhë, 150ml qumësht kokosi, 600ml hopla e ëmbël për ëmbëlsira, një xhelatinë, një përforcues pako shllag krem ((sahnesteif). Përgatitja: Rrahim me mikser margarinën (e lëmë më herët në temperaturë dhome që të zbutet) ia hedhim sheqerin dhe e rrahim, duke e rrahur ja shtojmë vezët dhe të gjithë përbërësit e tjerë për një herë, i përziejmë mirë dhe pasi të jetë masa gati e hedhim në tepsi për tortë me 28 ose 26cm.

Më pas e pjekim (në temperaturën të cilen i pjekni tortet zakonisht) dhe pasi të pjeket e largojmë nga furra që të ftohet dhe më pas e ndajmë petën në dy pjesë. Përgatisim kremin, e ndajmë dozën e qumështit me kokos në dy pjesë në njërën e qesim çokollatën (të shkrirë mbi avull) dhe në pjesën tjetër të qumështit me kokos shtojmë xhelatinën.

I përziejmë mirë dhe i bëjmë bashkë, më pas e lëmë të ftohet. Hoplës ia shtojmë një pako shllag që të bëhet një krem më i fortë dhe e përziejmë mirë me mikser deri sa të trashet. Pastaj ngadalë ia shtojmë çokollatën e përzierë me qumësht kokosi dhe xhelatinë dhe i përziejmë mirë me tel dore.

Marrim një petë që e kemi ndarë e qesim në tepsi dhe ia hedhim gjysmën e kremit, sipas dëshirës mund ti hedhni rafaello të grimcuar, pastaj ia vendosim petën tjetër sipër dhe e lyejm me kremin e mbetur. E lëmë në frigorifer për 4 orë ose 1 ditë pastaj e lyejm anash me shllag e kokos dhe e dekorojmë sipër me rafaello si në foto. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Sebi. Ju bëftë mirë!