trekëndësha

Trekëndësha të mbushur me krem

Trekëndësha të butë dhe të shijshëm të mbushur me krem, të cilëve nuk do të mundeni t’ju rezistoni. Kjo është mënyra e lehtë dhe e shpejtë e përgatitjes së tyre në shtëpi.

Përbërësit:

  • 400gr miell
  • 240ml qumësht
  • 110gr gjalpë të shkrirë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 2 vezë
  • 2 të verdhë të vezës
  • 10gr maja e thatë
  • 1 lugë çaji vanilje

Për mbushje dhe dekorim:

Krem dhe sheqer pluhur

Përgatitja:

Në një enë, hidhni qumështin, sheqerin, majanë dhe përzieni mirë me tel kuzhine. Më pas shtoni gjalpin, miellin, vaniljen, dy vezët e plota dhe dy të verdhat e vezëve. Përzieni mirë me dorë dhe ngjesheni brumin.

Pasi ta bëni brumin, mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 1 orë. Pasi brumi të ketë ardhur dhe të jetë mbushur ena, hiqeni dhe vendosni në tavolinë të përmillur. Ndajeni brumin në dy pjesë dhe ngjesheni mirë. Rrafshojeni me holluese, duke krijuar një petë jo të trashë, të ngjashme me formën e picës. Me prerësin e picës, priteni brumin në trekëndësha dhe mbulojeni e lëreni të pushojë për 20 minuta.

Në një tigan të mbushur me vaj, vendosni trekëndëshat një nga një për t’i fërguar sikur petullat, duke i pjekur mirë në të dyja anët. Pasi të jenë pjekur, prisni në mes dhe mbushini me krem pastiçerie (shllag ose puding vanilje). Sipër hidhuni sheqer pluhur. Ju bëfshin mirë!

Procedura përmes fotografive:

trekëndësha