Turshi verore pa uthull pa konzervans

Përbërësit: tranguj, domate, majdanoz, speca të verdhë, 1 lugë gjelle kripë, ujë i ftohtë.

Përgatitja: Fillimisht merrni disa tranguj, 2-3 domate mesatare, speca të verdhë, majdanoz dhe i pastroni mirë më pas i prisni tranguj në feta të holla siç e shikoni në video po ashtu edhe speca. Ndërsa domatet i prisni në copëza mesatare, kurse majdanozin e copëtoni fare lehtë me duar. Varet sa kavanoz me turshi dëshironi, aq perime mund të përdorni por gjithmonë më shumë shtoni tranguj.

Pasi perimet të jenë gati, vendosni së pari tranguj në kavanoz ashtu siç e shikoni në video e më pas shtoni pak feta majdanozi pasi i japin turshive një shije të mrekullueshme. Më pas shtojmë dy copa mesatare domate, përsëri tranguj, speca të prerë hollë dhe prapë shtojmë majdanoz copëza mesatare me domate dhe tranguj deri sa të mbushet kavanoza.

Kështu veprojmë me secilin kavanoz (varet se sa kavanoza me turshi dëshironi). Më pas tek kavanoza shtojmë një lugë gjelle kripë dhe hedhim ujë të ftohtë derisa të mbushet mirë dhe të dal uji sipër trangujve siç e shikoni në video. Kavanozin e mbyllim mirë me kapak dhe e lëmë për pak të qëndrojë në diell e më pas e fusim në frigorifer. Turshi shumë të shpejta e të shijshme për dy ditë gati. Ju bëfshin mirë!