Një ëmbëlsirë e shijshme me biskota dhe lajthi. E përgatitur me dashuri nga stafi ynë.
Përbërësit për petën: 6 vezë, 5 lugë gjelle sheqer, një pako sheqer vanilje, 6 lugë gjelle miell, 6 lugë gjelle lajthi të bluara, një pluhur për pjekje (pecivë, bakin).
Për kremin: 300gr biskota të bluara (ne kemi përdorur Sempre), një gotë lëng portokalli, 6 lugë gjelle arra të bluara, 250gr gjalpë në temperaturë dhome, 250gr sheqer pluhur, 2 qese krem vanilje (shllag).
Piqet në furrë në temperaturë 170 gradë për 10 minuta. Tepsija duhet të lyhet me vaj dhe miell. Videon e pergatitjes e gjeni më poshtë:

