Kek dimëror tradicional

Përbërësit: 4 vezë, 150gr sheqer, 200ml qumësht, 200ml vaj, 1 sheqer vanilje, 20 lugë miell, 10gr pluhur për pjekje, 3 lugë marmelatë vishnje, sheqer pluhur.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 4 vezë dhe tundim mirë me tel kuzhine, më pas tek vezët shtojmë 150gr sheqer, 200ml qumësht duke e përzier masën vazhdimisht me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 200ml vaj, e përziejmë mirë masën me tel kuzhine më pas shtojmë 1 sheqer vanilje.

Pastaj tek masa shtojmë 20 lugë miell të situr, 10gr pluhur për pjekje dhe e përziejmë masën mirë deri sa të tretet i gjithë miell. Më pas tek masa shtojmë 3 lugë marmelatë vishnje dhe e përziejmë mirë me tel kuzhine, pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi të lyer me vaj duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe pastaj e fusim në furrë për pjekje.

Ëmbëlsirën e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 30 minuta. Pasi ëmbëlsira të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë për pak që të ftohet. Sipër ëmbëlsirës shtojmë sheqer pluhur për dekorim dhe më pas e presim në copëza katrore. Para se ta shërbejmë secilës copëz i shtojmë nga një lugë të vogël marmelatë vishnje. Kjo ëmbëlsirë përgatitet shumë lehtë nuk kërkon shumë përbërës dhe bëhet mjaftë e shijshme.

Përgatiteni pasi keni ngrënë darkë, në këto ditë të ftohta shkon shumë me ndonjë çaj frutash pasi ka brenda edhe shijen e marmelatës së vishnje. Duhet ta provoni patjetër. Ju bëftë mirë!

https://www.youtube.com/watch?v=7L30RHTH-20