Mini kroasant të mbushur

Përbërësit:

400gr miell, 100gr gjalpë, 100gr sheqer, 125gr kos natyral, 3 të verdha vezësh, një lugë të vogël kanellë, lëvoren e grirë të një limoni, për mbushje reçelë marmelate ose nutella, sheqer pluhur për dekor.

Përgatitja:

Përgatisim brumin duke vendosur në mikser miellin, gjalpin e ftohtë të prerë në copa dhe sheqerin derisa të gjithë përbërësit të jenë grirë imët. Shtojmë të verdhat e vezëve, kosin lëkurën e limonit dhe kanellën. Vazhdojmë përzierjen edhe për pak sekonda derisa brumi i formuar të jetë homogjen.

E transferojmë më pas të gjithë masën në një enë ku e punojmë me dorë disa çaste, formojmë me të një sferë të madhe të cilen e mbështjellim me letër transparente dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për gjysmë ore.

Kur të ketë kaluar kjo kohë nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe hapim me ndihmën e një okllaie një petë rreth 2mm të trashë të cilën e ndajmë në katrore me brinjë rreth 5cm. Vendosim në qendër të çdo katrori një lugë të vogël marmelatë apo nutella dhe e palosim në mënyrë që të formohet një trekëndësh duke i shtypur me kujdesë anët.

Trekëndëshin e mbështjellim rreth vetes për ti dhënë formën e një mini kroasanti të vogël, të cilët i vendosim me radhë në tavë të shtruar me letër furre. Kroasantet i pjekim për rreth 20-25 minuta në furrë të parangrohur në 180 gradë C dhe i lëmë të ftohen jashtë furrës, përpara se ti shërbejmë i spërkasim me pak sheqer pluhur. Ju bëfshin mirë!