Role me mish të bluar dhe perime

Përbërësit: 2 vezë, 150ml ujë, 150ml qumësht, 50ml vaj, 1 lugë gjelle kripë, 8 lugë miell, 1 lugë çaji pluhur për pjekje, 50ml vaj, 1 qepë të grirë, 250gr mish të grirë, 100gr perime të përziera, biber të kuq, ajkë e thartë.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 2 vezë, i tundim vezët me tel kuzhine më pas shtojmë 150ml ujë duke e tundur masën ashtu vazhdimisht me tel kuzhine dhe më pas shtojmë 150ml qumësht. Më pas tek masa shtojmë 50ml vaj, një lugë gjelle kripë, 8 lugë miell, 1 lugë çaji pluhur për pjekje.

Masën e përziejmë mirë me tel kuzhine deri sa të fitojmë një masë homogjene, më pas masën e hedhim në një tepsi katrore të lyer me gjalpë dhe e pjekim në temperaturë 170 gradë C për 15 minuta. Pasi brumi të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë me një anë që të ftohet.

Më pas në një tigan shtojmë 50ml vaj, një qepë të grirë dhe e përziejmë me lugë që të fërgohet pak qepa. Pastaj tek qepa shtojmë 250gr mish të grirë dhe e përziejmë  mirë me lugë deri sa të fërgohet edhe mishi, më pas shtojmë 100gr perime të përziera, pak biber të kuqë, pak biber të zi, kripë dhe e fërgojmë masën edhe për pak minuta të tjerë deri sa të fërgohet mirë.

Pasi masa të jetë gati, tek peta e brumit që e kemi pjekur më parë hedhim sipër mishin e fërguar me perime dhe më pas petën e mbështjellim në forme role ashtu siç e shikoni në video. Pasi ta mbështjellim petën sipër e lyejmë me ajkë të thartë dhe e spërkasim me pak biber të kuq. Një drekë shumë e shijshme dhe e shpejtë. Ju bëftë mirë!

https://www.youtube.com/watch?v=hU-1axfesxI