Përbërësit: 100ml vaj, 1 lugë gjalpë, 4 lugë miell, 500gr mish viçi i zier, perime të përziera, 1 litër lëng nga mishi, 1 lugë kripë me erëza, mëlmesa me hudhër.
Përgatitja: Fillimisht e marrim mishin e viçit dhe e ziejmë, pasi të zihet mishi ia largojmë uji duke e shtuar në një tas. Më pas në një enë kuzhine të cilën e vendosim në zjarr shtojmë 100ml vaj, 1 lugë gjalpë dhe e përziejmë gjalpin me lugë deri sa të shkrihet mirë dhe më pas tek gjalpi dhe vaji shtojmë 4 lugë miell.
Më pas miellin e përziejmë me lugë deri sa të fërgohet mirë, më pas tek mielli që fërgohet shtojmë 500gr mish viçi dhe e përziejmë përsëri mirë me lugë që të fërgohet edhe mishi. Më pas shtojmë perime të përziera dhe e përziejmë mirë që të fërgohen të gjithë përbërësit.
Më pas tek gjella shtojmë 1 litër nga lëngu i mishit të viçit që e kemi zier më parë, lëngun e mishi nuk e shtojmë të tëri për njëherë por e shtojmë nga pak duke e zierë gjellën deri sa gjella të fërgohet mirë dhe të trashet ashtu siç e shikoni në video. Pastaj tek gjella shtojmë 1 lugë kripë me erëza, mëlmesa me hudhër dhe e përziejmë vazhdimisht me lugë.
Më pas tenxheren e vendosim në furrë dhe e lëmë të fërgohet edhe për 40 minuta në temperaturë 250 gradë C më pas e largojmë nga furra. Bëhet një gjellë fantastike dhe shumë e shijshme, në video më pas mund të mësoni si të përgatitni një supë të shijshme dhe një sallatë për darkë. Ju bëftë mirë!