Nëse biskotat ju mbesin të forta, bëjeni këtë dhe do të mbesin të buta gjithmonë

Mësoni këto 2 sekrete të vogla dhe përdorini sa herë bëni biskota . Do t’i mbajnë të buta dhe do të rezistojnë më gjatë se zakonisht. Mund t’ju ketë ndodhur shpesh të bëni biskota në shtëpi, por gjithmonë keni gatuar sa për të ngrënë për momentin.

Kjo, për faktin se nëse bëni shume, ata mund të forcohen dhe më pas mund të bëhen të pangrënshme. Por, pasi të mësoni këto 2 sekrete të vogla, do të gatuani biskota me shumicë, për të ngrënë disa herë rresht, pa pasur frikën se ato do të bëhen të forta dhe mund të humbasin shijen.

Mënyra 1

Për të mbajtur biskotat të freskëta dhe të buta njëkohësisht, provoni të shtoni një pako puding me vanilje tek përbërësit gjatë kohës që i gatuani. Përbërësit e pudingut do t’i ndihmojnë t’i bëjnë të buta dhe shumë të shijshme. Përveç këtyre, ato do të zgjasin akoma më shumë se sa mund të zgjasnin zakonisht.

Mënyra 2

Një tjetër alternativë përfshin një fetë buke. Largoni biskotat nga furra dhe lërini të ftohen plotësisht. Renditini në një enë plastike me kapak dhe renditini biskotat në të. Në fund, vendosni një fetë buke mbi to. Biskotat do të thithin lagështirën e bukës dhe do të jenë të buta për një kohë të gjatë. Ndërrojeni fetën e bukës çdo ditë.