Mbjellja e thonjve përveç që është aspak higjenike, ajo mund të ketë edhe pasoja të tjera për shëndetin.
Kujdesi ndaj duart vjen më në shprehje tek femrat e këtu fjala është posaçërisht për thonjtë, shumë femra zgjedhin që ti “mbjellin” thonjtë në mënyrë artificiale në sallone të ndryshme manikyri.
Megjithëse thonjtë e gjatë e të bukur janë lakmi e shumë femrave, mbjellja e shpeshtë e tyre është e dëmshme.
Për shkak të kemikaleve që gjenden në gjelin e thonjve, pas një kohe mund të fillojnë e të shfaqen kërpudha nën thonjtë tanë gjë që shkakton probleme për duart.
Që të mos përballemi shpesh me këtë problem, është mirë që të pauzojmë kohë pas kohe nga rregullimi i thonjve artificial.
Dhe gjithmonë, mënyra më e mirë dhe e sigurt është rritja dhe mirëmbajtja e thonjve natyral me ndihmën e gjelit nëse është e nevojshme. /pergatit.com