Nëse jeni shtatzënë patjetër duhet ta hani këtë çdo ditë

Në një studim, Asociacioni Amerikan i Zemrës gjeti se ngrënia e pakët e arroreve rritë shansin e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Në mesin e arroreve, bajamet janë më të mirat jo vetëm për shije, por edhe për përfitimet e tyre shëndetësore.

Sot ne në pergatit vendosëm t’ju tregojmë ndryshimet e mahnitshme që i përjeton trupi nëse hani bajame çdo ditë, fakte këto të cilat mbështeten nga shkenca.

Heqin aknet

Sipas këtij studimi, pacientët me akne të ashpra kanë rreth 9% më pak vitaminë E në gjak. Ngrënia e bajameve për të përmirësuar lëkurën është një praktikë e lashtësisë; Në kulturën tradicionale të Lindjes së Mesme, bajamet përdoreshin si ilaç për trajtimin e akneve, që tani ky fakt mbështetet edhe nga shkenca. Bajamet kanë shumë vitaminë E dhe antioksidantë që mund t’ju ndihmojë të shëroni aknet dhe të përmirësoni lëkurën, transmeton pergatit.com.

Ndihmon në trajtimin e diabetit

Ky studim tregoi se pacientët që vuajnë nga tipi 2 i diabetit kanë më shumë gjasa të përmirësojnë gjendjen e tyre shëndetësore duke ngrënë bajame çdo ditë. Jo vetëm që ndihmojnë në zhbllokimin e artereve duke reduktuar “kolesterolin e keq”, por ato kontribuojnë edhe në reduktimin e niveleve të sheqerit në gjak falë mineraleve.

Ju ndihmon të rimerrni veten pas lindjes

India e ka traditë që disa shekuj të ngrënit e bajameve, si një ilaç natyror për të rregulluar lëngjet dhe rifituar energjinë. Bajamet janë një përbërës kryesor në dietat indiane dhe shpesh rekomandohen tek gratë pasi lindin foshnjën, për t’ju ndihmuar që ta rimarrin veten më shpejtë dhe për të evituar shenjat e trupit që mbesin pas lindjes.

Mund ta bëjë foshnjën tuaj më të mençur

Siç është përmendur më parë edhe në këtë artikull, bajamet mund të përmirësojnë aktivitetin e trurit. Të hash 74gr bajame në javë mund ta bëjë foshnjën tuaj më të mençur, thuhet sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët spanjoll, të cilët studiuan 2,208 gra shtatzëna. Fëmijët ishin monitoruar më pas kur ishin 1, 5 dhe 8 vjeç. Fëmijët e grave që kishin ngrënë bajame gjatë shtatzënisë, dolën se kishin IQ më të madhe. /PERGATIT.COM

Na bëni Subscribe në Youtube