ëmbëlsirë

Ëmbëlsirë veç për 15 minuta

Përbërësit: 2 vezë, 100ml vaj (1 gotë e çajit), 100gr sheqer (1 gotë e çajt), 15gr pluhur për pjekje (pecivë), 300gr miell, reçel çfarë të doni.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 2 vezë, 100ml vaj, 100gr sheqer dhe i përziejmë me tel kuzhine mirë këta përbërës për 5 minuta. Më pas tek masa shtojmë 300gr miell, 15gr pluhur për pjekje dhe fillojmë e përziejmë masën me duar derisa të formojmë një brumë të butë të cilit më pas i shtojmë miell sa të jetë e nevojshme.

Pasi brumi të jetë gati e hedhim në tavolinë të përmiellur dhe e ndajmë në dy pjesë, një pjesë më të madhe një pak më të vogël. Fillimisht e hollojmë kulaçin më të madh të brumit, duke e holluar me letër kuzhine të përmiellur ashtu siç e shikoni në video më pas e shtroni ngadalë në tepsi me ndihmën e letrës së kuzhinës. Tepsin e lyeni me vaj dhe e spërkatni me pak miell, ose me gjalpë që të mos ngjitet ëmbëlsira dhe të largohet më lehtë nga tepsia.

Petën e lyeni me reçel çfare të doni (kumbullave, vishnjës etj), gjithashtu mund ta bëni edhe me molla pasi bëhet shumë e shijshme, vetëm merrni 2-3 molla mesatare dhe grini në rende më pas shtoni tek peta duke i shtrirë mirë me lugë. Më pas petën tjetër e vendosni sipër duke e prerë dhe e dekoroni ashtu siç e shikoni në video.

Ju bëftë mirë!

Torta në foto është e përgatitur me reçel vishnje.