Në emisione të shëndetit, shpesh thuhet se është e ndaluar të hani dhe të pini në të njëjtën kohë. Disa ekspertë thonë se uji hollon acidin në stomakun tonë. Disa të tjerë mendojnë se duke e bërë këtë, trashemi.
Dhe disa njerëz madje mendojnë se uji shtyn ushqimin e patretur jashtë stomakut. A mund të jetë uji i dëmshëm për ne? pergatit.com ka vendosur që më në fund të gjejë të vërtetën rreth kësaj. A është apo jo mirë që të pimë ujë duke ngrënë, apo ky është thjeshtë një mit?
Çfarë i ndodh ushqimit dhe ujit në stomak? Procesi i tretjes fillon sapo të mendojmë për ushqimin: saliva prodhohet në gojë. Kur përtypim ushqim, ne e përziejmë atë me saliva që përmban enzimat e nevojshëm për tretje.
Më pas, ushqimi i zbutur hyn në stomakun tonë dhe përzihet me acidin e stomakut. Mesatarisht, stomakut i duhen 4 orë për ta tretur ushqimin para se ta kthejë atë në lëng ose në kyme (lëng acidi i butë që kalon nga stomaku në zorrën e vogël).
Kymeja vazhdon në zorrë duke ia dhënë gjithë ushqyesit trupit. Uji nuk qëndron në stomak shumë gjatë. I duhen rreth 10 minuta stomakut që të lëvizë 295ml ujë. Kështu që, nëse pini ujë duke ngrënë, uji nuk formon liqene në stomakun tuaj. Ai kalon lehtë nëpër ushqimin e përtypur, e lagë atë dhe e lë stomakun shpejtë.
Kështu, a bën të pimë ujë duke ngrënë? Nëse pini duke ngrënë, nuk do të shkaktoni asnjë dëm. Përkundrazi, uji ndihmon zbutjen e ushqimit të fortë. Por mos pini ujë para se ta përtypni ushqimin – pasi duhet të ketë mjaftueshëm saliva në ushqim për enizmat e nevojshme të ushqimit.
Ka disa të mira nga pirja e ujit gjatë ngrënies. Hulumtimet tregojnë se kur dikush bën disa pauza të shkurtra gjatë ngrënies për të pirë ujë, ngadalëson procesin e ngrënies. Si rezultat i kësaj, njerëzit hanë më pak, e që kjo është diçka e mirë. Nëse jeni mësuar të pini çaj me ushqim në vend të ujit, atëherë nuk ka asnjë problem as me këtë. Hulumtimet tregojnë se nuk ka dallim në nivelet e aciditetit pas pirjes së çajit ose ujit.