akullore

Akullore me manaferra: E shijshme dhe pa qumësht

Akullorja e manaferrave është perfekte për sezonin e verës. E freskët dhe e shijshme, me një qëndrueshmëri shumë të gjatë. E përgatitur pa qumësht, me ujë, kjo akullore është një rosticeri e shëndetshme dhe e shijshme, e përkryer jo vetëm për fëmijët por edhe për njerëzit që janë intolerant ndaj produkteve të qumështit.

Duke ndjekur recetën tonë dhe këshillat e përgatitjes, ju do të krijoni një produkt të butë dhe kremoz, të cilit do t’ia kenë zili edhe pastiçeritë më të mira të akullores. Kështu, ta mësojmë më poshtë se si ta përgatisim këtë akullore mahnitëse, transmeton Pergatit.com.

Përbërësit për akulloren:

  • 300gr manaferra
  • 420gr ujë
  • 170gr sheqer
  • 60gr dekstrozë
  • 2gr pluhur karobi
  • 1 limë
  • Manaferra
  • Krem të rrahur

Si ta përgatitni akulloren e manaferrave

Lani dhe pastroni mirë manaferrat, vendosni në një enë dhe më pas shtrydhni limën në to dhe përzieni së bashku në blender, derisa të fitoni një pure.

Puren kalojeni përmes sitës për të eliminuar farat e brendshme të manaferrave, shkruan Pergatit.com.

Hidhni ujin dhe përzieni mirë.

Shtoni sheqerin dhe dekstrozën dhe përzieni mirë.

Shtoni pluhurin e karobit dhe përzieni përsëri.

Përzieni të gjitha mirë me blender dhe lëreni të pushojë në frigorifer gjatë natës. Përzieni përsëri me mikser, duke e vendosur në një enë tjetër dhe përzieni mirë. Kur akullorja bëhet e trashë dhe kremoze, do të thotë është e gatshme.

akullore

Transferojeni në një kuti për akullore dhe ruani në friz. Kur ta shërbeni, vendoseni në gota të vogla, zbukurojeni me manaferra të freskëte dhe krem të rrahur nëse dëshironi – dhe ju bëftë mirë!

Këshilla shtesë: Akulloren e manaferrave mund ta ruani në një kuti me mbyllje të mirë, duke e mbajtur në frigorifer për të paktën 10 ditë. Gjithashtu, pluhurin e karobit mund ta gjeni në dyqanin Hambar. Kurse, nëse nuk e dini çfarë është dekstroza, shihni foton më poshtë: