Përbërësit: 100gr çokollatë e zezë, 400gr kokos, 500gr arra të bluara, peta të gatshme, gjalpë (margarinë).
Për sherbetin: 1 litër ujë, 500gr sheqer, një gjysmë limoni.
Përgatitja: Marrim një enë kuzhine, shtojmë 400gr kokos, 100gr çokollatë të zezë të grirë në rende, 500gr arra të bluara dhe i përziejmë së bashku me lugë. Më pas marrim petat e gatshme, i bëjmë bashkë nga dy petë dhe i lyejmë sipër me margarinë.
Më pas në fillim të petës hedhim nga masa e përgatitur me kokos, çokollatë të zezë, arra të bluara dhe e mbështjellim petën në formë rroleje ashtu si në video më pas e hedhim në tepsi katrore. Pastaj marrim dhe një petë tjetër e lyejmë sipër me margarinë.
Shtojmë dhe një petë tjetër të cilën e lyejmë përsëri sipër me margarinë dhe në fund të petës shtojmë nga mbushja e përgatitur me kokos, çokollatë të zezë dhe arra të bluara ashtu si për petën e parë. E mbështjellim petën në formë rroleje dhe më pas e vendosim në tepsi, kështu vazhdojmë me radhë edhe me petat e tjera të bakllavasë.
Pasi e kemi hedhur në tepsi, e presim me thikë dhe shtojmë sipër margarinë të shkrirë. Më pas e fusim në furrë për pjekje në 250 gradë C për 10 minuta, por nëse dëshironi ta piqni më ngadalë e piqni në temperaturë 150 gradë C për 120 minuta.
Më pas përgatisni sherbetin me 1 litër ujë, 500gr sheqer, shtojmë një gjysmë limoni dhe e ziejmë për 10 minuta më pas ia hedhim bakllavës së pjekur. Ju bëftë mirë!