Bëjeni këtë dhe uleni tensionin e lartë menjëherë

Nëse po përjetoni dhimbje të madhe koke, lodhje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimbje në gjoks, ndoshta jeni duke vuajtur nga tensioni i lartë i gjakut. Kjo gjendje shëndetësore mund të shkaktohet nga stresi, mungesa e gjumit, obeziteti ose ndonjë sëmundje – por edhe njerëzit e shëndetshëm mund të vuajnë nga kjo.

Për fat të mirë, ka disa teknika të thjeshta të cilat mund t’ju ndihmojnë t’i relaksoni enët e gjakut dhe muskujt, që ta mbani nën kontroll presionin e gjakut. Ne i kemi gjetur disa teknika dhe kemi vendosur t’jua mësojmë edhe juve.

Bëni masazh veshëve dhe qafës

Janë tri pika në kokë dhe qafë që mund t’ju ndihmojnë ta ulni presionin e gjakut brenda pak minutave:

  1. Gjejeni pikën e parë prapa veshit dhe vizatojeni një vijë imagjinare poshtë qendrës së klavikulës ku do të gjeni pikën e dytë. Duke përdorur gishtat, bëni masazh qafës me lëvizje të buta poshtë dhe lartë kësaj vije. Përsëriteni këtë 10 herë në të dyja anët e qafës.
  2. Pika e tretë ndodhet në fytyrën tuaj në lartësinë e veshit, rreth 1/2cm nga veshi juaj. Msazhojeni atë në çdo anë me majat e gishtave tuaj për rreth një minutë në një lëvizje rrethore në anën e kundërt të orës.

Duke iu bërë masazh këtyre zonave, ju do të lehtësoni tensionin në muskujt e qafës dhe do të riktheni qarkullimin normal të gjakut në tru, shkruan pergatit.com.

Provojeni akushtypjen

GB 20 ose “Pishina e Erës”, është një nga pikat më të dobishme të akupresionit për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ju mund t’i gjeni këto pika në bazën e kafkës tuaj. Aktivizoni të dyja njëkohësisht duke aplikuar një presion të qëndrueshëm, por të butë, mbi to me gishta. Në një minutë ose dy, do të ndjeni se dhimbja juaj e kokës është lehtësuar.

Praktikojeni frymëmarrjen me vrimën e majtë të hundës

Provojeni këtë lloj frymëmarrje e cila do t’ju ndihmojë të kontrolloni nivelin e shtypjes tuaj të gjakut duke relaksuar enët e gjakut dhe reduktuar hormonet e stresit. Si ta bëni këtë?

  • Uluni në dysheme ose në karrige në një pozitë të rehatshme me shpinë drejtë
  • Vendose dorën e majtë në bark
  • Mbylle vrimën e djathtë të hundës me gisht
  • Merrni frymë thellë përmes vrimës së majtë, mbajeni për disa sekonda dhe më pas nxirreni frymën
  • Merrni frymë ngadalë dhe thellë vetëm përmes vrimës së majtë për 3-5 minuta

Provojeni frymëmarrjen e bletës

 

 

View this post on Instagram

 

🐝 #Day4 of the #LessIsMore #yogaChallenge 🙏🏽 #PRANAYAMA Can you 👂🏽 the 🐝?! The energetic life force which we breathe every day. The one that holds the power to both calm and excite our monkey minds and pump energy through our bodies. My fave is #BhramariPranayama – #BeeBreath 🐝 It’s so simple and soothing and fun! The sound vibrations clear all the noise within and outside of you. So perfect for instantaneous calming and to help you focus 🙏🏽 HOSTS 🌟 @yogabyjules @momazing.de @nicole.dechow @yoga_mit_lucie SPONSORS✨ @yoiqiyogawear 1 wonderful outfit of the softest organic cotton 😍 @malawelt A beautiful Mala 💓 @feetup 1 super cool FeetUp 🤸🏼‍♀️ @haritea_shotimaa 1 big box of the best tea 🍵 ☕️ @nucao_ 4 raw chocolate bars 🍫🤤 @veryyoga.de 1 yoga mat with a #lessismore signature 🙏🏽 #byronbay #oceanshores #northernrivers #australia #love #home #yoga #yogaeveryday #yogateacher #attitudeofgratitude #peace #homeiswheretheheartis #namaste

A post shared by Ashy (@ash_lee_jt) on

Frymëmarrja e bletës do t’jua qetësojë mendjen dhe do t’jua lehtësojë dhimbjen e kokës dhe migrenën, të cilat shkaktohet si pasojë e tensionit të lartë. Si ta bëni këtë?

  • Uluni në dysheme në një pozitë të rehatshme me shpinë drejtë
  • Vendosni gishtat tregues në vrimat e veshit
  • Merrni frymë thellë
  • Duke nxjerrë frymën, bëjeni një tingull të bletës
  • Përsëriteni këtë ushtrim 7-10 herë

Dëgjoni muzikë klasike

Duket se të dëgjosh muzikë klasike ose indiane mund t’ju ndihmojë të ulni nivelin e presionit të gjakut, sidomos nëse e kombinoni me ushtrime të frymëmarrjes dhe meditim. Kjo pasi ky lloj i muzikës prodhon efekt qetësues për trupin dhe redukton hormonin e stresit, kortizolin.

Hulumtuesit besojnë se muzika e cila mund t’ju ndihmojë të reduktoni shtypjen e gjakut zakonisht ka pak ndryshme në volum ose ritëm, nuk ka tekst dhe ka pjesë që përsëriten në intervale të caktuara.

Pini një gotë ujë

Në disa raste, tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktohet edhe nga dehidrimi. Nëse jeni të dehidruar, vëllimi i gjakut në trupin tuaj zvogëlohet dhe rezistenca juaj periferike, në anën tjetër, rritet, shkruan pergatit.com.

Për ta evituar këtë gjendje, sa herë të ndjeni simptoma të tensionit të lartë, pini një gotë ujë ose dy. Kjo do t’ju ndihmojë të riktheni vëllimin adekuat të gjakut në trupin tuaj dhe të reduktojë shtypjen tuaj të gjakut.

Futni këmbët në ujë të nxehtë

T’i futni këmbët në një legen me ujë të nxehtë mund t’ju ndihmojë që të parandaloni shtypjen e lartë të gjakut. Thjeshtë merreni një legen dhe mbusheni me ujë të nxehtë. Më pas uluni në një karrige dhe vendosni këmbët në ujë për 10-15 minuta. Gjaku nga koka do të lëvizë drejt këmbëve dhe shtypja e gjakut ngadalë do t’i kthehet normalitetit.

A keni ju apo dikush që e njihni probleme me tensionin e lartë të gjakut? Nëse jo ju, dikujt mund t’i duhet kjo këshillë. Shpërndaje në Facebook që ta mësojnë edhe të tjerët këtë metodë për uljen e shtypjes së lartë të gjakut.