Përbërësit: 400gr miell, 250gr gjalpë, 200gr sheqer, 6 lugë të gjellës kafe të ftoftë, 2 sheqer vanilje, 2 lugë gjelle kakao, 1 lugë tharm buke.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine hidhni 250gr gjalpë (të mbajtur në temperaturë dhome), 200gr sheqer, 2 sheqer vanilje dhe përzieni mirë me tel kuzhine apo mikser deri sa të shkrihet mirë sheqeri dhe sheqer vaniljet.
Më pas tek masa shtojmë 6 lugë të gjellës kafe të ftohtë, 400gr miell (duke e shtuar ngadalë dhe duke e përzier), 1 lugë tharm buke dhe 2 lugë kakao. Përzieni mirë masën pasi keni shtuar të gjithë këta përbërës deri sa të fitojmë një masë homogjene.
Më pas nga brumi i fituar formoni gogla të vogla, të cilët do t’i rendisni më pas në tepsinë e mbuluar me letër kuzhine. Pasi i keni renditur në tepsi, biskotat spërkatini me pak sheqer dhe më pas futni në furrën e parangrohur dhe piqni në temperaturë 180 gradë C për 10 minuta.
Biskota me shije kaq të mirë nuk keni provuar ende, nuk kërkojnë shumë përbërës dhe përgatiten në çast, duhet ti provoni patjetër. Ju bëfshin mirë!