Përbërësit: 5 gota miell ( gota 200ml), 1 lugë maja buke apo 7gr, 1 lugë e mesme kripë, 400ml ujë të ngrohtë, 100ml qumësht i ngrohtë, 50ml vaj ulliri, 50gr margarinë, 200gr djathë i thermuar.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 5 gota miell ( gota 200ml), 1 lugë të mesme kripë, 1 lugë maja buke apo 7gram, 100ml qumësht të ngrohtë dhe tek kta përbërës shtojmë gradualisht 400ml ujë të ngrohtë duke e përzier masën mirë deri sa të bëhet një brum i butë.
Më pas brumin e ndajmë në 8 kulaçe dhe i hollojmë në madhësin e pjatës së vogël, i lyejmë me yndyrë (margarinë) dhe i bëjmë nga dy peta bashkë. Secilën petë të bërë dyshe e hollojmë në madhësi të tepsisë, më pas në tepsi vendosim letër për pjekje dhe e shtrojmë petën e parë të cilën e lyejmë pak me vaj ulliri dhe sipër hedhim djathë të thermuar.
Kështu veprojmë edhe me petat e tjera, vetëm se petës së fundit nuk i shtojmë djathë por e lyejmë vetëm me yndyrë. Pasi të jetë gati e fusim në furrë për pjekej dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 20-25 minuta, sipas dëshirës sipër i hidhni fara susami dhe fara chia.
Bëhet një bukë shumë e shijshme të cilen mund ta servoni më pas me speca dhe çaj. Ju bëftë mirë!