Nëse hiqni dorë nga mishi, jo vetëm që do të bëni mirë për ndryshimet klimatike, por do t’i sillni vetes edhe shumë përfitime shëndetësore. Këto janë disa nga arsyet të cilat do t’ju bindin të hiqni dorë nga mishi:
Humbja e peshës
Mesatarisht një person mund të humbë deri në 5 kilogramë nëse heqin dorë nga mishi, transmeton pergatit. Të paktën kështu thonë hulumtuesit të cilët kanë analizuar 15 studime përgjatë Evropës dhe amerikes dhe kanë zbuluar se dietat me bimë do t’ju ndihmojnë të humbni peshë edhe pa i numëruar kaloritë apo pa e ndryshuar rutinën e ushtrimeve fizike.
Rrezik më i vogël për sëmundjet e zemrës
Sipas ekspertëve shëndetësorë, vegjetarianët kanë shtypje më të lartë të gjakut dhe nivele më të vogla të kolesterolit… edhe për diabetin. Një studim ka zbuluar se njerëzit që vazhdimisht konsumojnë të gjitha llojet e mishin kanë 29 për qind më shumë mundësi të zhvillojnë diabetin sesa vegjetarianët.
Admiruesit e mishit janë më të prirë të zhvillojnë kancer
Organizata e Shëndetësisë Botërore i klasifikon mishrat e përpunuar industrialist si kancerogjenë, që do të thotë se disa nga ushqimet tuaja të përditshme janë në të njëjtën kategori me duhanin dhe rrezatimet gama.
Filloni të ndjeheni më mirë pas çdo ushtrimi fizik
Nëse muskujt ju shkaktojnë dhimbje pas ushtrimeve fizike, kjo mund të jetë për shkak se dietat me proteina shpin në ndërtimin e produkteve të panevojshme, siç është acidi urik dhe acidi laktik.
Do të ndjeheni më mirë në përgjithësi
Miliarderi Richard Branson thotë se heqja dorë nga mishi e ka bërë atë të ndjehet më i shëndetshëm dhe më aktiv.
Matt Frazier, autor i blogut “No Meat Athelete”, ka shkruar se vegjetarianizmi e kanë bërë atë të vrapojë më shpejt, e ka lejuar atë të hajë më shumë dhe të humbë peshë, ndërsa tani ka zbuluar shumë ushqime të reja të preferuara.