çokollata me kikirik

Çokollata me kikirik

Çokollata me kikirik që të shkrihen në gojë. Befasoni fëmijët tuaj me këto çokollata të shijshme dhe super të shpejta në pak minuta.

Përbërësit:

  • 350gr kikirika pa kripë
  • 350gr kikirika me kripë
  • 320gr copa çokollate të zezë (chocolate chips)
  • 200gr çokollatë e hidhët (70% ose 100% kakao)
  • 250gr copa çokollate të bardhë (chocolate chips)
  • 80gr gjalpë kikiriku

Përgatitja:

Në një tenxhere shtoni copëzat e çokollatës së zezë, copëzat e çokollatës së bardhë, çokollatën e hidhur dhe gjalpin e kikirikut.

Shkrini në temperaturë mesatare për 15-20 minuta, duke e përzier herë pas here. Kur gjithçka të jetë shkrirë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 5 minuta.

Hidhni te çokollatat e shkrira kikirikat e kripur dhe të pa kripur.

Përziejini mirë me ndihmën e një luge druri.

Merrni një tepsi me letër kuzhine, vendoseni nga një lugë gjelle nga masa dhe më pas futeni në frigorifer për 30 minuta.

Pas 30 minutave çokollatat janë gati për tu shijuar. Ju bëfshin mirë!