Ajo është bërë e njohur për transformimin e pabesueshëm të trupit të saj. Tani Simone Anderson është duke u dhënë këshilla të vlefshme se si ia doli mbanë dhe si arrin t’i mbajë këto forma me një mënyrë jetese të shëndetshme, pasi ka humbur 92 kilogram. 26-vjeçarja shfaqet si një frymëzim për të tjerët pasi ajo e ndryshoi mënyrën e saj të jetesës, duke përshtatur një regjim të ri ushqimor.
Sfida tjetër është që të sigurojë peshën që ka arritur është stërvitja. Anderson tha për ‘Daily Mail Australia’ se ushtrimet fizike janë çelësi i suksesit të saj. “E shoh si gjënë më të rëndësishme nga të gjitha eventet e tjera dhe nuk e ndryshoj për asgjë,” – thotë Anderson. “Çdo të dielë shpenzoj disa orë duke planifikuar ushqimin që dëshiroj për të ngrënë gjatë javës, i blej dhe përgatis vaktet,” – tha Simone. Ajo nuk harron të mbajë gjithmonë me vete një shishe ujë. “Dua të jem e hidratuar gjithmonë, sepse kjo gjë krijon diferencë të madhe në nivelin e energjisë,” – shprehet vajza nga Zelanda e Re
Regjimi ushqimor i Simone:
Mëngjesi: Lëng me banane dhe qumësht
Çaji i mëngjesit: Një grusht me fruta të thata të përziera, ara, bajame dhe një frut
Drekë: Omletë me perime
Darkë: Oriz kaf, salmon, avokado dhe një vezë të zier shumë
Pasdarke: Një çaj pas darke largon dëshirën për produkte të ëmbla.