Përbërësit: 1.700kg domate, 2L ujë, 120gr kripë të trashë, hudhër.
Përgatitja: Fillimisht marrim disa domate mesatare dhe i pastrojmë mirë, më pas secilën domate e shpojmë nga pak me anë të një thike ashtu siç e shikoni në video dhe më pas i vendosim në teglla një nga një. Pasi i kemi vendosur në teglla, domateve ia hedhim nga 5 thelpinj hudhër të grira në copëza.
Më pas marrim një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 120gr kripë të trashë, 2 litra ujë dhe e vlojmë, pasi të vlon uji e lëmë për pak të ftohet më pas ua hedhim domateve. I mbushim tegllat deri sa uji të dal sipër domateve.
Tegllat i mbyllim mirë me kapak dhe më pas i lëmë në një vend të freskët, domatet janë të gatshme për tu ngrënë pas një jave. Ju bëfshin mirë!