bajram

Ëmbëlsira më e mirë për Bajram

Festa e bajramit po afrohet dhe të gjithë kemi dëshirë që ti befasojmë mysafirët tanë. Kjo është një ëmbëlsirë speciale për bajram.

Përbërësit: petë të gatshme, filli i pare 1 margarinë (gjalpë), 1 gotë qumësht, 1 çokollatë kuzhine, 1 pako biskota plazma të bluara. Për fillin e dytë, 3 pako shllag, 3 të bardha të vezës, 3 lugë sheqer, 1 gotë të çajit qumësht, banana dhe çokollatë të grimcuar.

Përgatitja: Fillimisht bëjmë gatit 3 peta të gatshme më pas marrim një enë kuzhine, shtojmë një margarine dhe e shkrijmë mirë, pastaj tek margarina shtojmë një gotë qumësht dhe e lëmë të vlojë më pas ia hedhim një çokollate kuzhine dhe një pako biskota të bluara.

E përziejmë mirë këtë masë të fillit dhe më pas me këtë masë e lyejmë petën e parë dhe ia vendosim petën tjetër sipër. Më pas marrim 3 pako shllag, 3 të bardha të vezës, 3 lugë gjelle sheqer, 1 gotë të çajit qumësht dhe i përziejmë mirë me mikser derisa të trashet shllagu dhe më pas e fusim për pak minuta në friz që të ngrihet.

Pasi e largojmë shllagun nga frizi, e marrim dhe e lyejmë petën e dytë sipër me shllag por nuk e hedhim të gjithë shllagun. E lëmë pak edhe për petën e fundit. Pasi e kemi lyer petën e dytë sipër me shllag i shtojmë dhe banane të prera në rrathë dhe më pas e vendosim petën e tretë sipër, e lyejmë me shllagun që na ka mbetur dhe e dekorojmë sipër me çokollatë të grimcuar.

Pasi e kemi përgatitur ëmbëlsirën e lëmë të qëndrojë në frigorifer për 2 orë dhe më pas mund ta shërbejmë. Bëhet shumë e shijshme dhe përgatitet shpejt, kjo tortë është special për bajram. Ju bëftë mirë! / pergatit.com