Përbërësit: 4 vezë, 13 lugë sheqer, 13 lugë vaj, 13 lugë qumësht, 13 lugë të gjellës miell, 2 lugë kakao, 1 pluhur për pjekje (pecivë).
Për fillin: 1 litër qumësht, 2 pudinga dredhëze ose vanile sipas dëshirës, një pako kokos, një sheqer vanile.
Përgatitja: Si zakonisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë së pari vezët dhe sheqerin. I tundim mirë me tel kuzhine ose me mikser deri sa të tretet sheqeri.
Më pas shtojmë 13 lugë vaj, 13 lugë qumësht e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine dhe pastaj ia shtojmë edhe 13 lugë të gjellës miell, 2 lugë kakao, një pluhur për pjekje (pecivë).
Pasi masa të jetë gati e qesim në tepsi për ëmbëlsira dhe e fusim në furrë për pjekje. E pjekim në 200 gradë C për 30-40 minuta, por e testojmë vazhdimisht me një rrëmojce se a është pjekur mjaftueshëm.
Pasi ëmbëlsira të jetë gati e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet, më pas e përgatisim fillin me sheqer vanile, puding dredhëze ose vanile (çfardo që keni dëshirë) si në foto. Pasi filli të jetë gati ia hedhim ëmbëlsirës sipër, e dekorojmë me kokos dhe e lëmë në frigorifer për ftohje. Ju bëftë mirë!