Ëmbëlsirë e shpejtë me puding

Përbërësit:
4 filxhan çaji miell, 2 filxhan çaji sheqer, 3 vezë, 2 lugë gjelle kakao, 1 pecive, 1 filxhan kafeje vaj, 2 filxhane çaji ujë.

Për mbushje: puding vanilje, sheqer pluhur.

Për dekorim: pak gjalpë, 200gr çokollatë.

Përgatitja: Në një enë përziejm vezët me sheqerin më pas hedhim vajin dhe ujin dhe në të shtojmë miellin të përzier me kakaon dhe pecivën (duhen të përzihen mirë që të mos mbeten kokrriza kakao). E hedhim në tepsi dhe e pjekim në furrë të nxehtë me 180 °C për 30 minuta, gjithmonë duke e provuar me thikë pjekjen e saj.

Ndërkohë derisa të pjeket torta bejmë përgatitjen e kremit të vaniljes sipas udhzimeve që shkruan në pako dhe e leni me një anë pastaj merrni tortën që duhet të jetë e ftohur dhe sipër ia hedhim të gjithë kremin e vaniljes dhe e rrafshojmë mirë dhe e fusim në frigorifer që të ftohet për 30 min. Dekorimin e tortës e bejmë me çokollatë të shkrirë në avull dhe me pak gjalpë. Ju bëftë mirë!