Ëmbëlsirë me banane dhe çokollatë

Përbërësit për petën: 5 vezë, 1 sheqer vanilje, 100gr arra të bluara, 3 lugë gjelle miell.

Për kremin: 1 litër qumësht, 3 puding vanilje, 7 lugë gjelle sheqer, 200gr gjalpë. Plus: 8 banane, 200gr çokollatë gatimi, 150gr gjalpë, vaj, pekmez kajsie.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 5 vezë, 1 sheqer vanilje dhe i rrahim me mikser apo tel kuzhine për 5 minuta. Më pas tek vezët dhe sheqeri shtojmë 100gr arra të bluara, 3 lugë gjelle miell dhe përsëri e përziejmë masën mirë me tel kuzhine ose me mikser deri sa të fitojmë një masë homogjene.

Pasi masa të jetëë gati hidheni në tepsi të lyer me vaj dhe të spërkatur me pak miell me dimension 30x30cm duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsis. Më pas futeni në furrën e parangrohur dhe piqen në temperaturë 180 gradë C për 30 minuta.

Ndërkohë përgatisim kremi me përbërësit e cekur më lartë të cilin e ziejmë në temperature mesatare. Pasi kremi të jetë gati largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet prë pak, në kremin e ftohur shtojeni gjalpën e prerë dhe përziejni masën mire. Petën e pjekur lyejeni me pekmez kajsie e sipër renditini bananet e prera në rrathë.

Më pas 80gr çokollatë kuzhine shkrijeni me pak gjalpë dhe hidheni sipër bananeve. Pastaj sipër çokollates zbrazeni kremin e përgatitur. Në fund, shkrijeni edhe 120gr cokollatë bashkë me pak gjalpë e vaj dhe hidhjani sipër ëmbëlsirës së përgatitur. Ju bëftë mirë!