Përbërësit: 400gr çokollatë, 350gr qumësht (të kondensuar), 12 copë biskota (katrore), 3gr xhelatinë, 5gr sheqer vanilje.
Përgatitja: Fillimisht vendosni xhelatinën të zbutet në ujë të ftohtë për 10 minuta, ndërkohë vendosni çokollatën në një tigan dhe lëreni të shkrihet plotësisht. Shtoni qumështin e kondensuar duke e trazuar gradualisht dhe sapo çokollata të homogjenizohet mirë, me qumështin e kondensuar largojeni nga zjarri dhe shtoni vaniljen dhe xhelatinën e shkrirë mirë.
Në një tavë vendosni qese dhe shtrojeni mirë, shtroni fillimisht pak çokollatë duke e mbuluar komplet fundin e tavës. Mbi çokollatë shtroni një shtresë me biskota duke i vendosur njëra pas tjetrës horizontalisht, duke mos lenë hapësira bosh nga njëra tjetra.
Më pas shtroni mbi shtresën e biskotave çokollatë përsëri duke e shtrirë mirë dhe kështu vazhdoni përsëri me një shtresë tjetër me biskota, dhe në fund mbylleni me çokollatë. Mbulojeni me folie dhe vendoseni në frigorifer për 7-8 orë. Ju bëftë mirë!